Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Planifikimi Hapësinor Detar në Detin Adriatik e Jon
ADRIPLAN,zhvilloi një qasje ndër-kufitare të përbashkët për Planifikimin Hapësinor Detar të të gjithë makro-rajonit Adriatik-Jon, dhe më konkretisht nëpërmjet dy "zonave n ë fokus" (Adriatikut Verior dhe Jugor e Jonit Verior).Kuadri i referimit, është zbatimi i Politikës së integruar Detare dhe qasja e propozuar bazohet në njohuritë më të mira në dispozicion dhe u zhvillua me mbështetjen e partnerëve institucionalë dhe vëzhguesve dhe me përfshirjen e aktorëve kyç, në mënyrë që të përgatiteshin propozime të detajuara dhe rekomandime për zbatimin e Planifikimit Hapësinor Detar ndërkufitar.
Lexo më shumë: planifikimi hapësinor detar në detin adriatik e jo...
Asete institucionale, qeverisja dhe organizimi i shërbimeve shëndetësore publike dhe spitalore. Përvoja italiane dhe shqiptare ballë për ballë.
Qëllimi i projektit është përhapja e njohurive në lidhje me modelet ndërkombëtare administrative dhe menaxheriale dhe nëpërmjet krahasimit, identifikimi i nevojave të elementeve të menaxhimit, modeleve organizative dhe nevojat e arsimit dhe aftësimit në realitetin shëndetësor shqiptar. Projekti është realizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me studiues dhe ekspertë nga Universiteti i Firences në Itali. Për më tepër, kjo nismë është marrë në mbështetje të reformës së kujdesit shëndetësor në Shqipëri, duke u bazuar në aftësitë dypalëshe në kërkimi, edukimi dhe traini, të partnerëve përkatës.
Lexo më shumë: asete institucionale, qeverisja dhe organizimi i s...