Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Projekti "Edukimi dhe Kultura e Demokracisë" propozoi të studionte, duke përdorur një qasje të bazuar mbi të drejtat e njeriut, mjetet për të përforcuar veprimin e arsimit të lartë në favor të kulturës së demokracisë në shoqëritë evropiane dhe të Magrebit si një komponent thelbësor i cilësisë së arsimit të lartë.
Lexo më shumë: edukimi dhe kultura e demokracisë...
Drejt rrjeteve të brigjeve të zonave të mbrojtura detare (nga bregu në det të thellë), të kombinuara me potencialin e erës së detit
CoCoNET ka dy objektiva kryesore: Identifikimin e rrjeteve ekzistuese ose potenciale të Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) në Mesdhe dhe në Detin e Zi, duke lëvizur nga një perspektivë lokale (përqëndruar në ZMD individuale), në nivel rajonal (rrjetet e ZMD) dhe së fundi në shkallën e basenit (rrjeti i rrjeteve).Identifikimi i lidhjeve fizike dhe biologjike midis ZMD do të sqarojë modelet dhe proceset e shpërndarjes së biodiversitetit. Do të sygjerohen masat për të përmirësuar politikat efektive të menaxhimit mjedisor dhe regjimet e mbrojtjes duke ruajtur shkëmbimet efektive (biologjike dhe hidrologjike) midis Zonave të Mbrojtura Detare.Fokusi bregdetar është zgjeruar në habitatet larg bregut dhe në ujërat e thella, duke përfshirë edhe ato në rrjetet e ZMD. Projekti ka identifikuar udhëzime në mënyrë që rrjeti i ardhshëm i formuar nga ZMD të rregullohet dhe të menaxhohet në mënyrë më homogjene, në një perspektivë ndërkufitare...
Lexo më shumë: drejt rrjeteve të brigjeve të zonave të mbrojtura ...
Vlerësimi i bishtajoreve shqiptare, nëpërmjet njohjes së karakteristikave të tyre ushqyese
Projekti, në fushën e teknologjive të aplikuara për përpunimin e ushqimit është rezultat i bashkëpunimit të Universitetit Katolik ZKM me Universitetin e Milanos. Kjo ishte një përvojë shumë e vlefshme e krahasimit dhe shkëmbimit dypalësh të njohurive në këtë fushë, nga studiues me përvojë të konsoliduar. Ky projekt ka sjellë risi, jo vetëm në aspektin e zhvillimit të njohurive shkencore, por u ka ardhur në ndihmë komunitetit dhe kultivuesve, me qëllimrritjen e cilësisë e prodhimit të bishtajoreve dhe rrjedhimisht përmirësimin e shëndetittë konsumatorit.
Lexo më shumë: vlerësimi i bishtajoreve shqiptare, nëpërmjet njoh...
Mbështetja teknike dhe përforcimi i sistemeve shëndetësore publike në Shqipëri dhe Kosovë
Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i shëndetit të popullsisë shqiptare dhe asaj kosovare nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së shërbimeve promovuese të shëndetit, si dhe shërbimeve parandaluese e shëruese.Objektivat specifike që projekti ka si synim të përmbushë janë: 1. Rritja e aftësive organizative dhe menaxheriale dhe promovimi i kulturës së sigurisë dhe cilësisë në politikat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.2. Rritja e eficiencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit të kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës.3. Rritja e eficiencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të urgjencës në spitalet e Durrësit, Lezhës, Vlorës, Sarandës dhe Shkodrës.
Lexo më shumë: mbështetja teknike dhe përforcimi i sistemeve shën...
Projekt komunikimi horizontal dhe kapitalizimi për Inovacionin në Rritjen Blu në Mesdhe
Objektivi kryesor i InnoBlueGrowth është të sigurojë aktivitete të komunikimit dhe të kapitalizimittë projekteve tematike apo "modulare" (projekte studimore, testuese dhe kapitalizimi), të cilat kanë të bëjnë më çështje të Blue Growth/Rritjes Blu, në mënyrë që të rritet ndikimi i tyre tek objektivat e përbashkëta. Në rastin e InnoBlue Growth këto aktivitete përqëndrohen në rritjen e aktivitetit transnacional të clusterave inovativë dhe rrjeteve të sektorëve kyç të rajonit së Mesdheut.
Lexo më shumë: projekt komunikimi horizontal dhe kapitalizimi për...