Kategoria e Lajmeve të Universitetit
Kategoria e lajmeve të universitetit
UKZKM në Konferencën e Universitetit të Firences për Arkitektin Adalberto Libera
Universiteti i Firences organizoi gjatë muajit prill konferencën me temë "Adalberto Libera: Architettura, Interni, Città" në të cilin Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u prezantua me PhD. Arch. Andia Guga, programi i studimit në Arkitekturë në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara Konferenca ishte pjesë e ciklit të konferencave me tematikë "Mjeshtrat e arkitekturës italiane të shekullit XX”.
| By: Ildrina Pacani
UKZKM merr pjesë në Konferencën e VIII Shkencore Ndërkombëtare në Universitetin e Tetovës
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" bashkëpunon vazhdimisht me institucione të tjera të arsimit të lartë vendas dhe të huaj. Një nga format e këtij bashkëpunimi frytdhënës është pjesëmarrja në organizimin e konferencave shkencore, siç ishte Konferenca e 8-të Shkencore Ndërkombëtare e Fakultetit te Shkencave e mbajtur në Universitetin e Tetoves në datat 7 dhe 8 maj 2025.
| By: Ildrina Pacani
Prezantimi zyrtar i Çmimit për Paqen CESPIC
Më 15 maj 2025, në Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, u mbajt prezantimi zyrtar i Çmimit për Paqen CESPIC.
| By: Ildrina Pacani
Prof. Assoc. Malvina Hoxha në Universitetin e Parmës përmes Programit Erasmus+ KA171
Në kuadër të programit Erasmus Plus (KA171) mobilitet për mësimdhënie, gjatë javës nga 5 deri më 9 maj 2025, Prof. Assoc. Malvina Hoxha realizoi një vizitë në Universitetin e Parmës, ku mbajti leksione me studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe të Kursit të Kimisë dhe Teknologjisë Farmaceutike.
| By: Ildrina Pacani
Kongresi X DILLE: “Gjuhët, territoret dhe kontekstet : politikat gjuhësore-arsimore sot” në Tiranë
DILLE në bashkëpunim me Qendrën Universitare të Gjuhëve të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Shkollën Italiane të Tiranës, organizojnë Kongresin e X të titulluar "Gjuhët, territoret dhe kontekstet: politikat linguistiko-edukuese sot", i cili do të zhvillohet në Tiranë nga data 22 - 24 maj pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
| By: Ildrina Pacani