Kategoria e Lajmeve të Universitetit
Kategoria e lajmeve të universitetit

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” mbështet dhe promovon përhapjen e kërkimit shkencor
Bianka Hoxha, PhD, pedagoge dhe anëtare e Departamentit të Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, mori pjesë duke prezantuar një poster shkencor në kongresin e organizuar nga Federata Evropiane e Mjekësisë së Brendshme, mbajtur në Firence (5-9 Mars 2025), Itali.
| By: Ildrina Pacani

Summer school 2025
Join us for the 10th edition of the Summer School "Roots of War & Establishment of a Lasting Peace", organized by the European Centre of Peace Science, Integration and Cooperation, and the Catholic University "Our Lady of Good Counsel"! Students from various countries participate in our Summer School.
| By: Ildrina Pacani

Përgjegjësitë e prodhuesit të medikamenteve dhe detyra për informim
Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Harmonizimi i Legjislacionit Farmaceutik Shqiptar me Direktivën Europiane të Barnave” - PHARM-EU, i cili përfshihet në modulin Jean Monnet, dhe që financohet nga programi Erasmus+ i BE-së, më datë 20 Mars 2025, ora 12:00 në aula B105 në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë” do të zhvillohet leksioni i hapur me temë “Përgjegjësitë e prodhuesit të medikamenteve dhe detyra për informim” me relator Prof. Claudio D’Alonzo. Ju mirëpresim!
| By: Ildrina Pacani

Ibrahim Rugova u nderua në Kopshtin e të Drejtëve 2025 në Kampusin Universitar Spitalor “Zoja e Këshillit të Mirë”
Në Kopshtin e Të Drejtëve në Kampusin Spitalor dhe Universitar Zoja e Këshillit të Mirë u gdhend emri i Të Drejtit të vitit 2025. Emri i Presidentit Ibrahim Rugova u zbulua gjatë një ceremonie solemne, gjatë të cilës shumë të pranishëm, personalitete, diplomatë dhe trupa akademike e UKZKM nderuan kontributin e Presidentit të Parë të Kosovës dhe historinë e vyer të veprës së tij domethënëse.
| By: Ildrina Pacani

Vizita e Minisitrit te shendetesise On. Prof. Orazio Schillaci
Kampusi Universitar dhe Spitalor Zoja e Këshillit të Mirë u vizitua nga Ministri italian i Shëndetësisë, i nderuari Prof. Orazio Schillaci. Ministri shoqërohej nga Ambasadori italian i akredituar në Shqipëri Marco Alberti dhe Zv. Ministrja shqiptare e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj.
| By: Ildrina Pacani