Foto Arkiv UKZKM
Për kandidatët shqiptarë që kanë përzgjedhur në Portalin e Aplikimit Universitar U-Albania programet e studimit në Arkitekturë, Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji), Infermieristikë, Fizioterapi në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, testimet e pranimit të Raundit të Parë do të zhvillohen si më poshtë:
ARKITEKTURË 26 Gusht 2021, ora 10:00
MJEKËSI 26 Gusht 2021, ora 12:00
ODONTOIATRI DHE PROTEZA DENTARE 26 Gusht 2021, ora 15:00
INFERMIERISTIKË 27 Gusht 2021, ora 12:00
FIZIOTERAPI 27 Gusht 2021, ora 12:00
Për të marrë pjesë në testime, kandidatët duhet të paguajnë tarifën e regjistrimit në testim prej 2.000 lekë:
- prej datës 7 Gusht deri në datën 25 Gusht 2021, ora 16:30 për programin e studimit në Mjekësi;
- prej datës 7 Gusht deri dy orë përpara fillimit të testimit përkatës për programet e studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji), Arkitekturë, Infermieristikë, Fizioterapi.
Për kandidatët që do të përzgjedhin programet e studimit në Farmaci dhe Ekonomi Ndërmarrjeje (Ekonomi Biznes) nuk do të zhvillohen testime pranimi. Renditja e kandidatëve në listat e fituesve do të bëhet sipas mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme, duke ndjekur rendin zbritës të këtij kriteri.
Pagesa e tarifës së regjistrimit në konkurs mund të kryhet pranë filialeve të Bankës Intesa San Paolo. Në këtë rast kandidati është i lutur të dërgoj me e-mail në [email protected] një foto të kartës së identitetit/pasaportes dhe të dhënat e tij anagrafike (emër, atësia, mbiemër dhe programin/et e studimit që ka përzgjedhur në portalin U-Albania dhe për të cilën do të kryej testim pranimi pranë UKZKM (Mjekësi/ Odontoiatri dhe Proteza Dentare/ Infermieri/ Fizioterapi/ Arkitekturë).
Po ashtu, pagesa mund të kryhet me kartë krediti në internet në portalin me këtë adresë: admissions.unizkm.al.
Tarifa mund të paguhet gjithashtu edhe cash ose me kartë krediti pranë Zyrës së Pranimeve të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" (e disponueshme nga e hëna në të premte, nga ora 08:00-16:30 dhe ditën e shtunë, nga ora 08:00-13:00).
Listat e renditjes së kandidatëve do të afishohen në ambientet e Universitetit dhe do të publikohen në faqen zyrtare: www.unizkm.al brenda datës 29 Gusht 2021.
Për më shumë informacion ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://unizkm.al/posts/slug/regjistrim-ne-vitin-e-pare/al
Ju urojmë suksese!