×

Datat e testimeve të raundit të parë për kandidatët shqiptarë, viti akademik 2021-2022.

...


Foto Arkiv UKZKM

Për kandidatët shqiptarë që kanë përzgjedhur në Portalin e Aplikimit Universitar U-Albania programet e studimit në Arkitekturë, Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji), Infermieristikë, Fizioterapi në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, testimet e pranimit të Raundit të Parë do të zhvillohen si më poshtë:

ARKITEKTURË                                                    26 Gusht 2021, ora 10:00

MJEKËSI                                                                26 Gusht 2021, ora 12:00

ODONTOIATRI DHE PROTEZA DENTARE  26 Gusht 2021, ora 15:00

INFERMIERISTIKË                                             27 Gusht 2021, ora 12:00

FIZIOTERAPI                                                        27 Gusht 2021, ora 12:00

Për të marrë pjesë në testime, kandidatët duhet të paguajnë tarifën e regjistrimit në testim prej 2.000 lekë:

  • prej datës 7 Gusht deri në datën 25 Gusht 2021, ora 16:30 për programin e studimit në Mjekësi;
  • prej datës 7 Gusht deri dy orë përpara fillimit të testimit përkatës për programet e studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji), Arkitekturë, Infermieristikë, Fizioterapi.

Për kandidatët që do të përzgjedhin programet e studimit në Farmaci dhe Ekonomi Ndërmarrjeje (Ekonomi Biznes) nuk do të zhvillohen testime pranimi. Renditja e kandidatëve në listat e fituesve do të bëhet sipas mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme, duke ndjekur rendin zbritës të këtij kriteri.

Pagesa e tarifës së regjistrimit në konkurs mund të kryhet pranë filialeve të Bankës Intesa San Paolo. Në këtë rast kandidati është i lutur të dërgoj me e-mail në [email protected] një foto të kartës së identitetit/pasaportes dhe të dhënat e tij anagrafike (emër, atësia, mbiemër dhe programin/et e studimit që ka përzgjedhur në portalin U-Albania dhe për të cilën do të kryej testim pranimi pranë UKZKM (Mjekësi/ Odontoiatri dhe Proteza Dentare/ Infermieri/ Fizioterapi/ Arkitekturë).

Po ashtu, pagesa mund të kryhet me kartë krediti në internet në portalin me këtë adresë: admissions.unizkm.al.

Tarifa mund të paguhet gjithashtu edhe cash ose me kartë krediti pranë Zyrës së Pranimeve të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" (e disponueshme nga e hëna në të premte, nga ora 08:00-16:30 dhe ditën e shtunë, nga ora 08:00-13:00).

Listat e renditjes së kandidatëve do të afishohen në ambientet e Universitetit dhe do të publikohen në faqen zyrtare: www.unizkm.al brenda datës 29 Gusht 2021.

Për më shumë informacion ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://unizkm.al/posts/slug/regjistrim-ne-vitin-e-pare/al

Ju urojmë suksese!


Seguici su