×

ERASMUS PLUS – Tregimi i Klarkut

Nën kornizën e “International Credit Mobility” (Erasmus+), ju dha formë dëshirës sime për të qënë një hap më pranë një studenti më cilësor, disi i përmirësuar. Krakova (Poloni), qytet i ftohtë.


Nën kornizën e “International Credit Mobility” (Erasmus+), ju dha formë dëshirës sime për të qënë një hap më pranë një studenti më cilësor, disi i përmirësuar. Krakova (Poloni), qytet i ftohtë. Ngrohtësinë do ta kompesonin studentët e tjerë Erasmus, mesdhetarët nga Italia e Greqia, spanjollët, ballkanasit serbë e rumunë, gjermanët që përmirësuan theksin e gjermanishtes sime, ukrainas e të tjerë miq vendas. Ngrohtësi të cilën ja jepnim njëri-tjetrit duke u bashkuar nga dy kauza: e para, studimi në universitet e së dyti, të qënit bashkë sepse njëri-tjetrin e bënim të ndihej në shtëpi e mes miqsh, ndonëse në një vend të huaj. Udhëtimet sëbashku do na çonin në qytete të Hollandës, Gjermanisë, Ukrainës, Sllovenisë e Hungarisë, për ta shijuar në kohë të shkurtër, atë gjysmë viti aq të gjatë. I mirëpritur në universitet, ku secila zyrë përpiqej të reduktonte burokracinë e të thjeshtonte proçesin e pranimit, për tu bashkuar sa më shpejt me pedagogët dhe nisjen e leksioneve. Pedagogët na nxisnin përmes leksioneve e detyrave të shpeshta, duke ulur barrierën gjuhësore. Një shtysë që nuk u shkëput as ditën kur u ndamë nga auditori, por vazhdon të na ndihmojë më përvojën që ofroi, interesin e përbashkët dhe kontakte të shkëmbyera.

Them se shumë ura u ngritën, shumë ura u përmirësuan e shumë rindërtuan. Simbolikë e rradhës, e cila nuk shpreh vetëm lidhjen e komunikimit mes studentësh e universitetesh, por edhe bashkimin e kulturave të vendeve, pranimin në shoqëri në një vend të huaj. Shpreh nevojën për të rritur cilësinë akademike dhe profesionale, mbi të gjitha, shpreh dëshirën për t’u takuar sërisht.


Na ndiqni