×

Dita ndërkombëtare e Luftës kundër dhunës ndaj grave

Me pankarta në duar, me hapa të vegjël dhe në heshtje solemne nderuam në një reflektim të dedikuar vajzat dhe gratë që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës.


Me pankarta në duar, me hapa të vegjël dhe në heshtje solemne nderuam në një reflektim të dedikuar vajzat dhe gratë që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës. Kampusi Universitar Spitalor “Zoja e Këshillit të Mirë” është jo vetëm hapësira e edukimit dhe profesionalizimit, por edhe hapësira e ndjeshmërisë qytetare dhe të angazhuar duke përcjellë mesazhe bashkimi dhe shprese. Studentë, profesorë, mjekë, drejtues të Spitalit Katolik dhe UKZKM përshkuan rruginat e kampusit në shenjë nderimi dhe kujtese duke ecur krah njëri-tjetrit me qëllim sensibilizimin e shoqërisë shqiptare kundër dhunës që tragjikisht  ka marrë jetë të pafajshme. Të bekuar nga lutjet e Padre Paschal të Baritores së universitetit vajzat dhe djemtë e pranishëm lexuan emrat e viktimave që kanë humbur jetën, lexuan poezi të shkurtra dhe në fund inauguruan sëbashku Stolin e Kuq që do të jetë në kampus si simbol i qytetarëve që nuk heshtin, por e dënojnë dhunën në çdo formë të saj.  Emrat e viktimave të shkruara ne letërza u ngjitën mbi dërrasat e Stolit të Kuq, pranë të cilit u vendosën edhe këpucët si simbol i 25 nëntorit ditës ndërkombëtare të Luftës kundër dhunës ndaj grave.

Jemi bashkë për të kujtuar, dhuna nuk luftohet me heshtje!


Na ndiqni