×

Harmonization of the Albanian Pharmaceutical Legislation with the European Pharmaceutical Directive

Në kuadër të projektit evropian "Harmonizimi i Legjislacionit Farmaceutik Shqiptar me Direktivën Evropiane të Barnave" (PHARM-EU), i përfshirë në Modulin Jean Monnet dhe i financuar nga programi Erasmus+ i BE-së, më 25 Mars 2025 u zhvillua me sukses tryeza e rrumbullakët mbi Farmakoekonominë, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga sektori farmaceutik dhe ekonomik.


Në kuadër të projektit evropian "Harmonizimi i Legjislacionit Farmaceutik Shqiptar me Direktivën Evropiane të Barnave" (PHARM-EU), i përfshirë në Modulin Jean Monnet dhe i financuar nga programi Erasmus+ i BE-së, më 25 Mars 2025 u zhvillua me sukses tryeza e rrumbullakët mbi Farmakoekonominë, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga sektori farmaceutik dhe ekonomik. Aktiviteti u moderua nga Prof. Asoc. Malvina Hoxha, organizatore shkencore e aktivitetit, e cila informoi pjesëmarrësit mbi rëndësinë e farmakoekonomisë, duke theksuar rolin e saj thelbësor në optimizimin e burimeve shëndetësore dhe balancimin midis inovacionit dhe qëndrueshmërisë ekonomike në sektorin farmaceutik.

Prof. Roberto Perrone, Dekani i Fakultetit të Farmacisë, mirëpriti të ftuarit dhe theksoi vlerën e farmakoekonomisë në sektorin farmaceutik.

Prof. Fabrizio Gianfrate, ekspert i Ekonomisë Shëndetësore nga Universiteti i Ferrarës, mbajti një prezantim të detajuar mbi konceptet kryesore të farmakoekonomisë, duke vënë në dukje rëndësinë e saj për të siguruar akses të barabartë në barna dhe shpërndarjen optimale të burimeve.

Dr. Bujar Shala, Konsulent Ekonomik në Qendrën e Kërkimeve Shkencore të Spitalit Universitar të Oslos, ilustroi strategjitë për përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve farmaceutike, duke analizuar ndikimin e politikave të çmimeve dhe duke ofruar shembuj praktikë të optimizimit ekonomik në sektorin shëndetësor.

Dr. Ermira Krasniqi kontribuoi me një përmbledhje legjislative, duke analizuar aspektet rregullatore të lidhura me farmakoekonominë dhe duke diskutuar implikimet e ligjeve aktuale mbi aksesin e barnave në Kosovë.

Studentet e vitit të pestë të Farmacisë Kamila Domi, Frenki Çipi, Artejana Marku, Xhoana Tahiraj dhe Chantal Koloneci ndanë reflektime të vlefshme mbi sfidat e realizimit të një studimi farmakoekonomik, duke pasuruar diskutimin me perspektivat e tyre.

Tryeza e rrumbullakët u mbyll nga koordinatorja shkencore e projektit PHARM-EU, Prof. Asoc. Malvina Hoxhae cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të adresuar sfidat e farmakoekonomisë dhe për të promovuar një sistem shëndetësor më efikas.


Na ndiqni