×

NATO “Science for Peace and Security”

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, koordinuar nga Universiteti i Milanos dhe në bashkëpunim me universitetin Nazarbayev në Kazakistan, është partner aktiv në projektin me titull “Zbulimi dhe diagnoza e hershme e kërcënimeve biologjike në zhvillim”.


Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, koordinuar nga Universiteti i Milanos dhe në bashkëpunim me universitetin Nazarbayev në Kazakistan, është partner aktiv në projektin me titull “Zbulimi dhe diagnoza e hershme e kërcënimeve biologjike në zhvillim”. Ky projekt i financuar pjesërisht nga NATO si pjesë e programit, Science for Peace and Security, ka për qëllim zhvillimin dhe testimin e një pajisjeje të re, për të diagnostikuar disa viruse të cilat mund të përdoren për sulme bioterrorizmi, duke kulmuar me krijimin e një vaksine specifike kundër monkeypox virus (wild MPXV).

Si pjesë e këtij projekti, brenda kampusit tonë Universitar u strukturua laboratori i ri i Biologjisë dhe Virologjisë molekulare nën koordinimin e Prof. Carlo De Giuli Morghen, duke sjellë në këtë mënyrë jo vetëm një risi për Shqipërinë lidhur me tipologjinë e kërkimit shkencor në fushën e diagnozës molekulare, por njëkohësisht edhe duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njhurive mes partnerëve.

Në këtë kuadër, me entuaziazëm të madh, në fillim të muajit shtatorit të vitit 2021, nisi për ne si kërkuese shkencore të reja, një eksperiencë e shumëpritur; misioni një mujor drejt strukturës kërkimore pritëse, Departamentit të Bioteknologjive Mjekësore dhe Mjekësisë Translacionale, pranë Universitetit të Milanos.

Përgjatë qëndrimit tonë në Milano, kemi përjetuar një mori emocionesh, duke filluar nga nostalgjia e tu rikthyerit në një vend shumë familjar për ne, konsideruar këtu faktin e të qënit ish studente të diplomuara nga UniMi/ UKZKM, deri tek ngrohtësia dhe mikëpritja e ofruar nga i gjithë stafi dhe personeli i Departamentit pritës. 

Prof. Carlo de Giuli Morghen, Prof. Antonia Radaelli si edhe përgjegjësi i laboratorit Prof. Carlo Zanotto, kishin përgatitur një program pune të detajuar për të na mundësuar aftësimin dhe përvetësimin e teknikave dhe procedurave specifike laboratorike si: Transformimi bakterial, ektraktimi i ADN-së plazmidike, DNA digestion, elektroforeze, imunofluoreshenca, transfeksioni i ADN-së, ekstraktimi, purifikimi dhe analiza e mARN-së nga qelizat eukariote, përqendrimi i virusit  me ultracentrifugim, RT-PCR, ELISA, Western blotting etj.

Për më tepër, patëm mundësinë të diskutonim dhe shkëmbenim informacione në lidhje me organizimin e laboratorit, arkivimin e protokollit, ruajtjen e kampionëve biologjikë dhe jo vetëm.

Kjo përvojë na mundësoi përfitimin e njohurive të zgjeruara në fushën e biologjisë molekuklare dhe virologjisë, njohuri këto të vyera për menaxhimin dhe koordinimin e punës në laboratorin tonë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Krahas përfitimit në planin profesional, nuk mund të lëmë pa përmendur kënaqësinë dhe krenarinë tonë për njohjen  nga afër dhe bashkëpunimin më biologë molekularë virtuozë si Prof. Zanotto si dhe kërkues rigorozë e profesional si Prof. Radaelli dhe Prof. De Giuli Morghen. Ky i fundit, me entuziazmin e tij të pashtershëm, motivimin e tij pa kufi krahas figurës profesionale dhe kërkuese të pazëvëndësueshme si bashkëdrejtues i Projektit Kërkimor të NATOS-s, është për ne një frymëzim dhe motivim i vazhdueshëm.

Për këto arsye dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur falenderimin dhe mirënjohjen tonë për Prof. Carlo De Giuli Morghen që na dha këtë mundësi, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë që e bënë qëndrimin tonë efiçent dhe shumë të këndshëm.

Projekti Kërkimor i NATOS- ka një rëndësi të shumfishtë. Së pari, sepse ky është projekti i parë i Universitetit Katolik ‘’Zoja e Këshillit të Mirë’’ që ka mundësur krijimin e një laboratori kërkimor si rezultat i konkurencës dhe përzgjedhjes në nivele të larta. Gjithashtu, ngritja e laboratorit, përveç përmbushjes së qëllimit të vetë projektit, vendos një bazë të rëndësishme eksperimentale shkencore, duke kontribuar në këtë mënyrë nga njëra anë në rritjen e kapaciteteve kërkimore të stafit dhe nga ana tjetër në zgjerimin e mëtejshëm të vetë kërkimit në fushën e diagnostikimit molekular.

Jemi besimplota dhe optimiste që ashtu sikurse motivimi ynë po na udhëheq drejt një vizioni të ri në avancimin e karrierës personale, ky projekt të japë një kontribut të rëndësishëm në shërbim të aplikacioneve në fushën e shëndetit publik dhe të hapë rrugën për projekte të tjera të financuara në nivel europian dhe ndërkombëtar.

Natyrisht, e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen vendimtare të drejtuesve të këtij Universiteti dhe të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, i cili vuri në dispozicion hapësirat dhe infrastrukturat e nevojshme për zbatimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të këtij projekti. Do të donim të shprehnim një falenderim të veçantë për Rektorin, Prof. Bruno Giardina, i cili jo vëtëm si autoritet drejtues por edhe për figurën shkencore të mirënjohur dhe mbështetjen e dhënë, përfaqëson një burim motivimi për ne, sikurse për të gjithë kërkuesit e rinj e këtij Universiteti.

Do të donim ta mbyllnim më një frazë që mendojmë përfaqëson më së miri këtë eksperincë, që ka lënë gjurmë të thella tek ne:

‘’Të nisësh një rrugëtim të ri është e frikshme. Por, pas çdo hapi që hedh e kupton se sa e rrezikshme do të ishte të qëndroje pa lëvizur’’.

 


Na ndiqni