×

Vizita e Studentëve të Ekonomisë Ndërrmarjeje në 'Mrizi i Zanave': Një Model Suksesi dhe Qëndrueshmërie

Sot studentët e Programit të Studimit Ekonomi Ndërrmarjeje të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” vizituan Kompleksin e sipërmarjes së suksesshme të agroturizmit "Mrizi i Zanave”.


Sot studentët e Programit të Studimit Ekonomi Ndërrmarjeje të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” vizituan Kompleksin e sipërmarjes së suksesshme të agroturizmit "Mrizi i Zanave”.

Kjo sipërmarje njihet në Shqipëri si një histori suksesi në nivel kombëtar dhe të vlerësuar nga shumë media prestigjioze botërore për cilësinë e prodhimit, përpunimit të shëndetshëm të produkteve vendase në bujqësi e blegtori, dhe për klasin e lartë të ofertës turistike në agroturizëm.

Studentët vizituan çdo ambient ku përpunohen prodhimet që shërbehen, duke ndërthurur traditat e zonës me elementet e teknologjisë ndihmuese në përpunim.

Studentët shoqëroheshin në këtë vizitë mësimore nga Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, fr. Ruggero Valentini, nga profesorët Claudio D’Alonzo, Blerina Subashi, Giampiero Maci, nga koordinatorja e programit të studimit Bardhe Karra dhe nga Administratorja e Universitetit znj. Evis Karandrea.

Pas suksesit të kësaj ndërmarrjeje ështe padyshim pasioni, besimi tek suksesi dhe mendja novatore e Altin Prengës që besoi tek ëndrra e tij se në Shqipëri mund të ndërtohej pavarësisht sfidave, një sipërmarje e tillë që na bën të gjithëve krenarë. 

"Mrizi i Zanave" ështe një kompleks ku ndërthuret ekonomia, bujqësia, blegtoria, turizmi, arkitektura, jeta e fshatit dhe pasioni per të mos u ndalur asnjë çast sepse përfitimi është jo vetëm financiar, por edhe kultivues i shembullit për të rinjtë që po studiojnë në UKZKM sesi të ndërtojnë sipërmarrjet e tyre në të ardhmen. 

Altini iu pergjigj me profesionalizëm të gjitha pyetjeve që studentët bënë për kopshtet e përpunimit, kantinën e verës, për hotelerinë dhe restorantin, teknologjinë e përpunimit të djathrave që të shkrijnë në gojë e për inovacionin që solli recetat e mrekullueshme të turizmit kulinar në këtë kompleks. 

Studentët bashkëbiseduan për temat e ekonomisë qarkulluese dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në këto vizitë mësimore pranë kesaj sipërmarrjeje. 

Ky kompleks lehtësisht i arritshëm ka vendosur një standard të qartë e të pakthyeshëm për modelin e shkëlqyer të bashkëjetesës së vizionit, ekonomisë dhe mprehtësisë për të kuptuar se kur një klient vjen për herë të parë tek "Mrizi i Zanave", ka shkelur në tokën e fuqisë së dashurisë për punën dhe të ardhmes që mbjell perparim. 


Na ndiqni