×

Një marrëveshje për të ardhmen

Një ditë e rëndësishme për Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë të Tiranës që zyrtarizon një bashkëpunim të ri me Spitalin Pediatrik “Bambino Gesù” të Romës, i cili synon forcimin e sektorit pediatrik përmes projekteve inovative, kërkimit të përbashkët dhe shkëmbimit të ekspertizës, me qëllim përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve të vegjël dhe formimin e profesionistëve të ardhshëm.


Një ditë e rëndësishme për Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë të Tiranës që zyrtarizon një bashkëpunim të ri me Spitalin Pediatrik “Bambino Gesù” të Romës, i cili synon forcimin e sektorit pediatrik përmes projekteve inovative, kërkimit të përbashkët dhe shkëmbimit të ekspertizës, me qëllim përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve të vegjël dhe formimin e profesionistëve të ardhshëm. Modeli i bashkëpunimit u prezantua gjatë një ceremonie ku ishte e pranishme Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Znj. Evis Sala, Zv. Ministri i Shëndetësisë së Italisë Z. Marcello Gemmato, në lidhje të drejtëpërdrejtë Presidenti i Spitalit Bambino Gesù të Romës Prof. Tiziano Onesti, Drejtori Mjekësor i kësaj qendre të njohur botërisht z. Massimiliano Raponi dhe Përgjegjësi për Marrëdhëniet Ndërkombëtare z. Alessandro Cristaldi. Ministrja Evis Sala shprehu vlerësimet e saj për këtë pol të rëndësishëm shëndetësor si Spitali Katolik i Tiranës që tashmë pasurohet edhe me përvojën e bashkëpunimit me Spitalin e Papës që ofron në një vit kalendarik qindra mijëra sherbime mjekësore në të gjithë botën për fëmijët. Kjo është një marrëveshje për të ardhmen, tha Z. Cristaldi gjatë fjalës prezantuese, duke sjellë në kujtesë të të pranishmëve fjalët e Papa Françeskut se mund të ketë sëmundje të pashërueshme, por të kujdesesh për fëmijët është gjithmonë e mundur. Audienca mikpriti adresimet e Dekanes së Fakultetit të Mjekësisë pranë UKZKM Dr. Anila Godo dhe fjalën inkurajuese të Prof. Tiziano Onesti. Ceremonia u mbyll me nënshkrimin e kortezisë mbi marrëveshjen e re me Sptalin Bambino Gesù për një “Qendër të Zhvillimit të Fëmijës” ndërsa Presidenti i Fondacionit ZKM fr. Ruggero Valentini nderoi me Medaljonin e Nënë Terezës zv. Ministrin italian Z. Marcello Gemmato. Ky i fundit la përshtypjet e tij me një shënim të gjatë në librin e miqve të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë.


Na ndiqni