Disa informacione se si bëhet dhurimi i gjakut dhe në linkun bashkangjitur gjeni dy video të shkurtra mbi transfuzionin e gjakut dhe karakteristikat për të qenë dhurues.
https://www.aviscomunalepadova.it/video-educativi-sulla-donazione-del-sangue/
Ekipi i mjekëve transfuzionalë do të merret me të gjitha procedurat e dhurimit:
- Çdo kandidat për dhurim do t’i pergjigjet një pyetsori
- Nuk është e nevojshme të jeni esëll, mund të konsumohet një mëngjes i lehtë.
- Mjeku do të kontrollojë tensionin dhe hemoglobinën, vetëm në rast se këto vlera janë në normë atëherë mund të dhuroni.
- Çdo material që përdoret për dhurim është i sterilizuar dhe njëpërdorimësh
- Gjaku analizohet për se ti bëhet transfuzion
Pas dhurimit të gjakut çdo dhuruesi i dorëzohen falas analizat e mëposhtme:
Grupi i gjakut, Analizë Gjaku, Sëmundje infektive.