×

11-13 nëntor 2025 - Dhurim gjaku - Salla Manichini

Në datat 11-12-13 nëntor 2025, nga ora 09:00 deri në 14:00, në Aula Manichini, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, do të bëhet dhurimi i gjakut në bashkëpunim me Organizatën e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut.


Disa informacione se si bëhet dhurimi i gjakut dhe në linkun bashkangjitur gjeni dy video të shkurtra mbi transfuzionin e gjakut dhe karakteristikat për të qenë dhurues.

 https://www.aviscomunalepadova.it/video-educativi-sulla-donazione-del-sangue/

Ekipi i mjekëve transfuzionalë do të merret me të gjitha procedurat e dhurimit:

  • Çdo kandidat për dhurim do t’i pergjigjet një pyetsori 
  • Nuk është e nevojshme të jeni esëll, mund të konsumohet një mëngjes i lehtë.
  • Mjeku do të kontrollojë tensionin dhe hemoglobinën, vetëm në rast se këto vlera janë në normë atëherë mund të dhuroni.
  • Çdo material që përdoret për dhurim është i sterilizuar dhe njëpërdorimësh
  • Gjaku analizohet për se ti bëhet transfuzion

Pas dhurimit të gjakut çdo dhuruesi i dorëzohen falas analizat e mëposhtme:

Grupi i gjakut, Analizë Gjaku, Sëmundje infektive.


Na ndiqni