×

Brunilda Isaj, MBA

...


Organizata: Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës (AMA)

Roli / Pozicioni: Sekretare e Përgjithshme (që prej vitit 2019)

Profili profesional dhe kompetencat

Profesionale me mbi 18 vite përvojë në sektorin bankar dhe 3 vite në konsulencën financiare dhe të menaxhimit, me ekspertizë të konsoliduar në bankingun retail, bankingun për SME, mikrofinancë, menaxhimin e riskut, zhvillimin e produkteve financiare dhe zhvillimin e biznesit. E certifikuar si Retail Banker dhe Train the Trainer, me aftësi të dëshmuara në udhëheqje, menaxhim të proceseve të shitjes, moderim të eventeve profesionale dhe aktivitete të advokimit institucional. Aftësi gjuhësore: Shqip (gjuha amtare), Anglisht (C1), Italisht (bazë).

Përvoja dhe detyrat e mëparshme

  • Konsulente e Pavarur Financiare & Menaxheriale (2018 – sot)
    Konsulencë për AMA dhe MFI në fushën e politikave, propozimeve ligjore, proceseve të financimit, moderimit të eventeve dhe komunikimit.
  • Alpha Bank Albania – Drejtore e Bankingut Retail & Anëtare e Bordit të Menaxhimit (2009–2017)
    Drejtim i segmentit retail, zhvillim produktesh, menaxhim i kanaleve, marketing, përvojë e klientit dhe pjesëmarrje në komitete ekzekutive.
  • Credins Bank – Drejtore e Departamentit të Zhvillimit (2008–2009)
    Zhvillim produktesh, menaxhim i shitjeve, marketing dhe marrëdhënie me publikun.
  • Raiffeisen Bank Albania – Manaxhere e Departamentit të Zhvillimit të Biznesit SME / Manaxhere Rajonale (2005–2008)
    Zhvillim biznesi për SME, menaxhim i shitjeve dhe rrjetit të degëve, pjesëmarrje në komitetet e kredisë.
  • Emporiki Bank Albania – Oficere Kredie (1999–2005)
    Menaxhim i marrëdhënieve me klientët, përgatitje e propozimeve të kredisë dhe ndjekje e shlyerjes së kredive.
Na ndiqni