×

Sekretaria Mësimore

Sekretaria Mësimore e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është një strukturë ekzekutive që vepron në bazë të një sistemi elektronik të dhënash, për të përmbushur më së miri detyrat e organizimit të procesit mësimor të Fakultetit.


1. Informacione të përgjithshme dhe shërbimet e ofruara

Sekretaria Mësimore e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është një strukturë ekzekutive që vepron në bazë të një sistemi elektronik të dhënash, për të përmbushur më së miri detyrat e organizimit të procesit mësimor të Fakultetit.
Është një nga njësitë më të rëndësishme, si për funksionimin e Universitetit, ashtu edhe për konsolidimin e marrëdhënieve më të mira të shërbimeve dhe dokumentacionit, ndërmjet komunitetit studentor dhe stafit akademik.

Sekretaria Mësimore menaxhon dhe zhvillon:


1.    Procedurat e regjistrimit të studentëve, procedurat e provimeve e te diplomimit.
2.    Detyrimet e Sekretarisë Mësimore për studentët dhe për pedagogët.
3.    Menaxhimi i adresës së e-mailit të Sekretarisë Mësimore dhe i telefonatave.

Detyrat kryesore të sekretarisë, lidhur me dokumentacionin që u ofrohet studentëve të regjistruar, janë si vijojnë:

●    Vërtetim regjistrimi
●    Vërtetim i notave të përfituara gjatë viteve akademike    
●    Plan studimi                                        
●    Programi i studimit
●    Vërtetimi i praktikёs
●    Përgatitjen e librezës së studentit   
●    Përgatitjen e kartës së studentit
●    Shpërndarjen e materialeve mësimore studentëve (programe, dispensa mësimore, materiale në format elektronik të dorëzuara nga koordinatori i Programit të Studimit).
●    Ndjekja e procedurave të tërheqjes, pezullimit, rifillimit të studimeve dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës në funksion të procedurës.

Në përfundim të ciklit të studimit, të diplomuarit do të pajisen me:

●    Diplomë origjinale
●    Certifikatë Diplomimi me nota
●    Suplementin e diplomës
●    Dokumentet origjinale të studentëve të dorëzuara për regjistrim

Gjatë fazës përgatitore të dokumenteve të lartpërmendura, studentët kanë të drejtë të kërkojnë një Vërtetim Diplomimi, i cili lëshohet në pritje të përgatitjes së dokumentacionit përfundimtar.

Nëpërmjet Portalit të studentëve https://portal.unizkm.al/#/, mund të konsultohet informacioni i nevojshëm në lidhje me regjistrimin, karrierën universitare dhe kërkesat administrative që do të kryhen on-line si:

●    Rinovimi i regjistrimit për vitet në vijim
●    Prenotimi dhe çregjistrimi nga provimet
●    Kërkesa për çregjistrimin e studimeve
●    Kërkesa për pezullimin e studimeve
●    Kërkesa për riaktivizimin e studimeve pas një periudhe të caktuar pezullimi
●    Kërkesa për diplomim (në përfundim të procedurës on-line nevojitet të dorëzohet dokumentacioni në Sekretarinë Mësimore).

2. Organizimi

Sekretaria Mësimore përbëhet nga Sekretaritë e çdo Programi Studimi të Fakulteteve përkatëse si dhe nga Përgjegjësi i Sekretarisë Mësimore.
 

Diljana Dushku

Adresa: Godina Qendrore - Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
E-mail: [email protected]
Orari i punës: 8:00-16:30
Orari i takimeve: 10:00-12:00
Tel + 35542273290
Fax +35542243291

Na ndiqni