×

Jeta në kampus

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë është një shembull unik në Shqipëri dhe në rajon ku profesorë dhe studentë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, bashkëveprojnë për një arsim cilësor me standarde Evropiane.


Kampus Multikulturor 

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është një shembull unik në Shqipëri dhe në rajon, ku profesorë dhe studentë shqiptarë e ndërkombëtarë, bashkëveprojnë për një arsim cilësor me karakteristika specifike, të veçanta dhe të paimitueshme.

Ne kujdesemi për studentët dhe stafin tonë duke iu ofruar mjedisin më të mirë me standardet më të larta si nga aspekti mësimor ashtu dhe nga infrastruktura, me qëllim që të japin më të mirën në proceset mësimore dhe të maksimizojnë përpjekjet e tyre në proceset e të nxënit, në mësimdhënie dhe në punë kërkimore.

Për vitin akademik 2020-2021 janë regjistruar 2651 studentë dhe raporti meshkuj / femra është 33:67. Rreth 28% e numrit të përgjithshëm të studentëve janë studentë ndërkombëtarë.

Çdo vit ka rreth 600 akademikë, kërkues, staf teknik dhe administrativ të pranishëm në kampus.

Kampusi me sipërfaqe 70.000 m² në pronësi të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, është në dispozicion për aktivitetet e përditshme të mësimdhënies, kërkimit, shërbimeve, sporteve, parkimit dhe aktiviteteve të tjera për stafin studentët dhe pacientët.

Në kampus ka disa godina, përfshirë auditorët e pajisur me sisteme dhe projektorë, salla studimi (me kapacitet mbi 200 vende), biblioteka, zyra dhe salla mbledhjeje, laboratorë mes të cilëve:

  • Laboratori Kimik
  • Laboratori Farmaceutik
  • Laboratori i Anatomisë Mikroskopike dhe Histologjisë
  • Laboratori i Anatomisë Makroskopike
  • Kompjuterat dhe Laboratorët IT

Pjesë e strukturës së kampusit të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, janë edhe qendrat e mëposhtme:

Këto qendra janë në dispozicion me qëllim që të aftësojnë nga ana praktike dhe profesionale studentët e Fakultetit të Mjekësisë përpara dhe pas diplomimit, si dhe u vijnë në ndihmë praktikuesve të tjerë të fushave të mjekësisë.

Në fazë ndërtimi është edhe Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, i cili do të ketë statusin e qendrës më të madhe kërkimore në rajon. Spitali do të ketë në fokus kurimin në bazë të kërkimit shkencor përmes një stafi shumë të specializuar, me mbështetjen e pajisjeve të teknologjisë së fundit.


Na ndiqni