Shpërdorim i ushqimit është një sfidë e madhe për shumicën e vendeve në botë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) rreth një e treta e ushqimit të prodhuar hidhet në mbarë botën dhe kjo shifër është rreth 40 për qind në vendet e industrializuara në nivel të shitjes me pakicë dhe konsumator. Në veçanti, Komisioni Evropian vlerësoi se 88 milionë ton ushqime hidhen çdo vit në BE, me kosto shoqëruese në 143 miliardë euro dhe për këtë arsye krijoi një Platformë të BE-së për Humbjet e Ushqimit dhe Shpërdorimin e Ushqimit që përfshinte shtetet anëtare si dhe aktorët privatë në zinxhirin ushqimor.
Në fakt, Italia ka qenë vëndi i parë në BE që ka miratuar një ligj i cili krijon një sërë incentivash për firmat për të dhuruar ushqim të pashitur për bamirësitë. Maria Chiara Gadda anëtare e nderuar e parlamentit italian përshkroi sfondin, motivimin, përmbajtjen dhe arritjen e ligjit që ajo shkroi në vitin 2016. Në fakt, ligji italian kundër shpërdorimit ushqimor (166/216) ka provuar të jetë i suksesshëm brenda disa muajve të aplikimit dhe prandaj është duke u bërë një instrument ligjor referues në Evropë. Për të diskutuar këtë ligj dhe mundësinë për të prezantuar një ligj analog në Shqipëri, Tryeza e rrumbullakët grumbulloi njerëz që kanë role të ndryshme: ligjvënës, sipërmarrës në sektorin e shitjes me pakicë të supermarketeve, prodhues të ushqimit dhe shoqërinë civile në mënyrë që të sjellë të gjithë varietetin e pikëpamjeve mbi çështjen e Shpërdorimit të ushqimeve.
Tryeza e Rrumbullakët u hap nga Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bruno Giardina Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe SH.T. Alberto Cutillo Ambasador i Italisë në Shqipëri. Tryeza u drejtua nga Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC.
Folësi kryesor ishte Znj. Maria Chiara Gadda, anëtare e nderuar e parlamentit italian, hartuese i ligjit (n.166 / 216).
Folësit e tjerë të ftuar ishin:
Znj. Milva Ekonomi, anëtare e nderuar e parlamentit shqiptar, ish Ministre e Zhvillimit Ekonomik (2013-2017)
Z. Florjon Mima, anëtar i nderuar i parlamentit shqiptar, ish-Ministër i Financave (2005-2009).
Prof. Giovanni La Gioia, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti Katolik ZKM
Z Pietro Tafuni, CEO Conad Albania
Z Alban Zusi, President i industrisë ushqimore shqiptare
Z. Arber Hajdari, Fondacioni Fundjavë Ndryshme, Drejtor Ekzekutiv
Znj. Wilma Verburg, Drejtoreshë Ekzekutive e Bankës Ushqimore në Shqipëri
Tryeza e Rrumbullakët ishte nje nga aktivitetet të CESPIC të cilat janë të përqendruara në rrënjët e thella të paqes shoqërore.
Eventin mund ta ndiqni edhe në kanalin tonë në YouTube, nëse jeni të interesuar, ju lutemi klikoni linkum e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=zYOJTwFTBN4&list=PLI8Y9uKhF2OUKNG29Hjt1lrxwjdJWapZR&index=8