Përpara se të krijoni një CV duhet të kini parasysh:
1. Përqëndrohuni në gjërat thelbësore:
- Duhet të jeni sintetik, CV-ja nuk duhet të jetë më shumë se 2 faqe, sepse punëdhënësit për të vlerësuar një CV i kushtojnë vëmëndje më pak se një minut!
- Nëse ju mungojnë eksperiencat profesionale atëherë përshkruani sa më mirë formimin tuaj ne Universitet dhe jepini rëndësi praktikave profesionale.
2. CV-ja duhet të jetë e qartë dhe koncize
- Përdorni fraza të shkurtra.
- Përshtatni cv-në duke eliminuar informacione që nuk janë relevante për pozicionin e punës që doni të aplikoni.
- Nuk është nevoja të përmëndni eksperienca pune që nuk kanë te njëjtin profil me llojin e pozicionit që doni të kandidoni.
- Mos gënjeni ne CV.
3. Kontrolli i fundit
- Kini kujdes me gabimet ortografike dhe sigurohuni që Cv-ja të ketë një strukturë llogjike.
- Duhet t’i vini gjithmonë një fotografi.
- Mos harroni që t’i bashkëlidhni gjithmonë një letër prezantimi.