×

Shkolla Verore “Roots of War and Establishment of a Lasting Peace”

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se këtë vit do të zhvillohet edicioni i gjashtë i Shkollës Verore!!!


Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" organizon shkollën e gjashtë Verore  “Roots of War and Establishment of a Lasting Peace”. Edhe këtë vit Shkolla Verore do të jetë virtuale dhe synon të formojë një grup studentësh të diplomuar ndërkombëtarë me shtyllat shkencore për rrënjët e luftës, paqes dhe çështjet në ndërtimin e paqes. Në përputhje me traditën e Shkencës së Paqes, programi është ndërdisiplinor që përfshin disiplina të tilla si ekonomia, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe historia.

Ju sjellim në vëmendje se Summer School do të pasurohet nga eksperienca e profesorëve ndërkombëtare (Angli, Hollandë, Greqi, Itali, Suedi etj.)

Shkolla Virtuale Verore është krijuar për studentë të diplomuar me interes në studimin shkencor të Paqes, të cilët janë të gatshëm të vazhdojnë studimet e avancuara universitare ose të bëhen praktikues të ardhshëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërtimit të paqes. Për të përkrahur dialogun e frytshëm dhe të hapur me fakultetin do të zgjidhet një grup i vogël studentësh.

Leksionet do të mbahen ne anglisht në datat 7 - 17 Shtator nëpërmjet platformës Google Meet.

Tarifa e pjesëmarrjes: 150 Euro

Per më shumë informacione vizitoni https://unizkm.al/posts/slug/summer-school/ dhe https://www.unizkm.al/posts/slug/edizioni/en.

Ruaje datën!

Na ndiqni