Programi i studimit i ciklit të tretë “Doktoratë” ka si objektiv kualifikimin e kërkuesve në nivelin më të lartë shkencor në përputhje kjo me parimet dhe kriteret e sanksionuara në Ligjin Nr. 80, datë 22/09/2015, "Për Arsimin e Lartë në Kërkimin Shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë"; dhe në VKM Nr.808, datë 11.12.2019, “Për disa ndryshime në vendimin Nr.112, datë 23.02.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore "Doktor" dhe të standarteve shtetërore për fitimin e titujve akademikë "Profesor i Asociuar" dhe "Profesor". Programi i studimit Doktoratë në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë” është i akredituar nga Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë me vendim nr.76, dt.27.07.2015.
Për realizimin e këtij programi Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë“ bashkëpunon me Institutin e Shëndetit Publik “Hulo Hajdëri” dhe Universitetin e Barit “Aldo Moro”.
Programi i studimit ka për qëllim përgatitjen shkencore dhe profesionale të studentëve duke ndihmuar në aftësimin dhe kualifikimin e tyre. Këto studime kanë në themel kërkimin shkencor dhe veprimtarinë krijuese, përvetësimin e metodologjive të kërkimit, përdorimin dhe përpunimin e burimeve të informacionit, përvetësimin e terminologjisë të specializuar në fushën e kërkimit shkencor. Qëllimi final është ai i krijimit të profesionistëve me nivel të lartë njohurish, të denjë për të bashkëpunuar në nivel ndërkombëtar dhe të aftë të udhëheqin në mënyrë autonome punë kërkimore shkencore. Në fund të këtij programi studimi studentët e doktoratës do të kenë fituar aftësi për komunikimin e duhur në nivel shkencor, aftësi e cila do t’i ndihmojë të zhvillojnë dhe ruajnë bashkëpunimin dhe mardhëniet e punës me të tjerë
Vendndodhja
ShqiperiKohëzgjatja e Programit të Studimit
3Niveli i studimit
Doktorate ( cikli i trete)Shkolla
Fakulteti i FarmacisëFusha(t) e Studimit
Shkencat mjekësore
Studimet e doktoratës organizohen mbi bazën e fushave të kërkimit të ofruara nga njësia bazë. Këto studime përmbajnë veprimtari kërkimore-shkencore dhe veprimtari akademike me qëllim garantimin e formimit akademik shkencor të studentit doktorant
Programi i Doktoratës ofrohet nga Departamenti i Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare i strukturuar pranë Fakultetit të Farmacisë të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë“ i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e programit të studimit. Studimet e doktoratës zhvillohen në formën e grupeve kërkimore, të cilat drejtohen nga personeli akademik i kategorisë “Profesor”.
Fusha kërkimore e Departamentit të Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare realizohet në kuader të vizionit dhe misionit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për të zhvilluar kërkim shkëncor sipas nevojave dhe standarteve Europiane të kërkimit shkencor. Si rrjedhoje e kësaj, cdo projekt kërkimi është hartuar bazuar në nevojat e një rëndësie kombëtare dhe ndërkombëtare për të hulumtuar në fusha të caktuara
Në perfundim të studimeve lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë”