Shërbime Universitare


Zyra e Financës

Zyra e financës në tërësi administron ngjarjet ekonomike përmes transaksioneve të kontabilitetit, përpilon bilancin përfundimtar për vitin aktual dhe harton buxhetin e ardhshëm. Lexo më shumë: zyra e financës...

Zyra e Informacionit dhe Teknologjisë

Zyra e Teknologjisë dhe Informacionit ështe pjesë përbërëse e strukturës administrative të Fondacionit dhe Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë. Ajo është përgjegjëse për garantimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve të teknologjisë informative të Universitetit, në mënyrë që të mbështesë aktivitetet e mësimdhënies si dhe ato administrative. Lexo më shumë: zyra e informacionit dhe teknologjisë...

Shërbimi i Kancelarisë, Mensa dhe Bar

Shërbimet çlodhёse janë thelbësore për studentët që nuk banojnë në Tiranë, shqiptarë dhe jo vetëm, madje dhe për të gjithë ata studentë që duan të qëndrojnë në kampus gjatë gjithë ditës dhe pas leksioneve. Lexo më shumë: shërbimi i kancelarisë, mensa dhe bar...

Zyra e Këshillimit

Është një shërbim krejtësisht falas, i cili ofron mbështetje dhe këshillim për studentët, por edhe për prindërit dhe për stafin akademik dhe administrativ të Universitetit, të cilët dëshirojnë një bashkëndarje të problematikave të tyre me një ekspert të marrëdhënieve dhe të komunikimit që ka dhe respekton detyrimin e sekretitprofesional. Lexo më shumë: zyra e këshillimit...

Biblioteka e Universitetit “Fratel Paolo Ruatti"

Biblioteka e Universitetit “Fratel Paolo Ruatti” ndodhet në katin e parë të Godinës Qendrore të Universitetit dhe garanton akses të plotë për një periudhë kohore ditore prej 12 orësh përkatësisht nga e hëna në të dielë. Lexo më shumë: biblioteka e universitetit “fratel paolo ruatti"...