Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit, UKZKM synon të ofrojë mundësi mobiliteti për studentët dhe personelin, si një mënyrë për t’u zhvilluar në nivel personal dhe profesional dhe gjithashtu për të fituar kompetenca ndërkulturore dhe gjuhësore.
Lexo më shumë: mobiliteti...
Studentë e personel në hyrje
Studentët dhe personeli i interesuar për t'iu bashkuar Universitetit tonë, në kuadër të KA107 - International Credit Mobility ose marrëveshjeve dypalëshe, duhet të verifikojnë me Zyrën e tyre Ndërkombëtare nëse institucioni i tyre i origjinës ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme dypalëshe me UKZKM-në.
Lexo më shumë: studentë e personel në hyrje...
CEEPUS III "Central European Exchange Program for University Studies", është një program ndërkombëtar shkëmbimi. Aktiviteti kryesor i CEEPUS-it janë rrjetet universitare të cilat operojnë me programe të përbashkëta studimi, dhe që idealisht çojnë në programe të përbashkëta doktorature midis vendeve anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Ballkanit.
Lexo më shumë: ceepus...