Kategoria e Lajmeve të Universitetit
Kategoria e lajmeve të universitetit
Programe Specializimi në Mjekësi - Sëmundje të Aparatit Kardiovaskular
Specialisti i Sëmundjeve të Aparatit Kardiovaskular duhet të ketë marrë njohuri teorike, shkencore dhe profesionale në fushën e patofiziologjisë, klinikës dhe terapisë së sëmundjeve kardiovaskulare duke përfshirë sëmundjet e lindura të zemrës.
| By: Ildrina Pacani
Programe Specializimi në Mjekësi - Ortopedi dhe Traumatologji
Specialisti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë duhet të ketë fituar njohuri teorike dhe të zhvilluar aftësi praktike-profesionale në fushën e fiziopatologjisë dhe terapisë mjekësore e kirurgjikale (korrigjuese-mbrojtëse, rindërtuese dhe zëvendësuese) të sëmundjeve të sistemit muskulor-skeletor në moshën pediatrike dhe të rritur me specifikëfushat e ekspertizës në semeiotikën funksionale dhe instrumentale, metodologjinë klinike dhe terapinë në Ortopedi, Kirurgjinë e Dorës dhe Traumatologji duke përfshirë Traumatologjinë Sportive.
| By: Ildrina Pacani
Programe Specializimi në Mjekësi - Kirurgji e Përgjithshme
Specialisti i Kirurgjisë së Përgjithshme duhet të ketë njohuri teorike, shkencore dhe profesionale në fushën e fiziopatologjisë, semeiotikës funksionale dhe instrumentale dhe klinikës së përgjithshme kirurgjikale. Ai gjithashtu ka ekspertizë specifike në kirurgjinë urgjente, ndihmën e parë dhe traumat, në kirurgjinë tradicionale, endoskopike dhe mini invazive të sistemit tretës, në kirurgjinë endokrine, në kirurgjinë onkologjike dhe në kirurgjinë zëvendësuese, rikonstruktive dhe të transplantimit të organeve.
| By: Ildrina Pacani
Specializimet afatgjata në fushën e Mjekësisë
Specializimet afatgjata në fushën e Mjekësisë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë pjesë e ciklit të tretë të studimeve dhe konsiderohen programe të formimit profesional që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta shëndetësore.
| By: Ildrina Pacani
Seanca e pare e diplomimit për Programet Afatgjata të Specializimit
Pas marrjes së vlerësimit pozitiv nga Agjensia e Akreditimit, me datë 22 Janar 2024 në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbajt seanca e pare e diplomimit për Programet Afatgjata të Specializimit në Fushën Mjekësore: Gastroenterologji, Sëmundjet te Aparatit Kardiovaskulare, Shkencat e të Ushqyerit.
| By: Ildrina Pacani