×

Fakulteti i Farmacisë

Përshkrimi i Fakultetit

Orë leksioni në laboratorin kimik të Fakultetit të Farmacisë

Fakulteti i Farmacisë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ofron për studentët një formim të plotë teoriko praktik, i aftëson ata me njohuri të përgjithshme dhe profesionale në fushën e kërkimeve shkencore, në prodhimin e barnave, në marrëdhëniet me pacientin si dhe në marrëdhëniet me aktorë të ndryshëm të strukturave të sistemit shëndetësor. Në përfundim të studimeve, Universiteti lëshon diplomë të përbashkët në bashkëpunim me partnerin italian, Universitetin e Studimeve  të Barit “Aldo Moro”.

Fakulteti i Farmacisë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ofron një formim cilësor universitar duke i pajisur studentët me të drejtën për të operuar në fushat kozmetike, sanitare, dietike, ushqimore, etj. 
 

 

TRE PIKAT e FORTA, unike në SHQIPËRI, të programit të studimit të rinovuar në FARMACI pranë UKZKM

  1. Program Studimi NDËRKOMBËTAR-NDËRUNIVERSITAR me Universitetin e Barit (ITALI) i autorizuar nga Ministria (ID: 1588368, datë 22/2/23) me DHËNIEN E TITULLIT TË PËRBASHKËT AKADEMIK Farmaci, i vlefshëm në territorin shqiptar dhe në Vendet e BE-së.
  2. Kualifikim për të ushtruar PROFESIONIN e Farmacistit ose "ekspertit të barnave dhe produkteve shëndetësore" vetëm përmes diplomës, pa qenë nevoja për të dhënë PROVIMIN E SHTETIT në Itali (miratim i Senatit Akademik të UKZKM më datë 30/05/2023) dhe Ministrisë Shqiptare datë 11/07/2023.
  3. Mundësi për të diplomuarit për të realizuar TEZËN EKSPERIMENTALE TË DIPLOMËS në terren në dy LABORATORËT KËRKIMOR të UKZKM, (miratim i Senatit Akademik të UKZKM, datë 13/04/2023), për: 

LABORATOR I TEKNOLOGJISË FARMACEUTIKE 

  • Fitimi i përvojës në preparatet galenike për përdorim topik dhe në zhvillimin e ilaçeve inteligjente të personalizuara brenda Rrjetit nanoalb

LABORATORI I KIMISË dhe ANALIZAVE FARMACEUTIKE dhe TOKSIKOLOGJIKE

  • Fitimi i përvojës në kontrollin kimik dhe toksikologjik të barnave dhe produkteve shëndetësore 

Tiranë, 12 qershor 2023
Dekani i Fakultetit të Farmacisë
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Prof. Roberto PERRONE

Adresa

Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
Na ndiqni