Fakulteti i Mjekësisë, pjesë e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është ndër të parët në vend përsa i përket arsimit universitar në fushën e shëndetësisë . Fakulteti i Mjekësisë ofron Programe Studimi degë të niveleve të ndryshme si:
- Cikël unik 6-vjeçar në Mjekësi të përgjithshme dhe Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji);
- Bachelor në Fizioterapi dhe Infermieri si dhe mastera të nivelit të II-të.
Fakulteti i Mjekësisë është në partneritet me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit "Tor Vergata" të Romës. Programi i studimit që zhvillohet është i njëjti me atë të Tor Vergatës në Romë . Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë e përbashkët, e vlefshme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Adresa
Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri