×

Cambridge Center AL008 "Zoja e Këshillit të Mirë"

Sipas marrëveshjes dypalëshe me Cambridge Assesment English, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" që nga viti 2014 është një Qendër e Autorizuar Cambridge për administrimin e të gjitha niveleve gjuhësore të Çertifikatës Ndërkombëtare Cambridge English, nga A1 deri në C2.


Studentët të Qendrës së Autorizuar Cambridge AL008.Sipas marrëveshjes dypalëshe me Cambridge Assesment English, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" që nga viti 2014 është një Qendër e Autorizuar Cambridge për administrimin e të gjitha niveleve gjuhësore të Çertifikatës Ndërkombëtare Cambridge English, nga A1 deri në C2. Në mars të vitit 2017, Qendra e Autorizuar Cambridge AL008 "Zoja e Këshillit të Mirë", në vijim të inspektimit nga përfaqësuesit e Cambridge, mori vlerësimin Overall rating: Excellent.

Përse Cambridge English? 

Çertifikata Cambridge English është e njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka skadencë kohore. Provimet Cambridge English njihen për standartin e tyre të shkëlqyer dhe mundësinë që ofrojnë për hapjen e dyerve në fushën akademike dhe të punësimit.

Një vlerë e shtuar që Cambridge English i ofron kandidatit që jep provimin, është mundësia për të kaluar automatikisht në një nivel më të lartë çertifikimi, nëse arrin rezultate të shkëlqyera në nivelin e testuar. (p.sh: B2 → C1).

Qendra e Autorizuar Cambridge AL008 “Zoja e Këshillit të Mirë” mundëson provimet në formatin paper-based si dhe computer-based.  Datat e provimeve janë shumë të shpeshta dhe rezultatet spallen në kohë të shkurtër.  Gjithashtu, qendra jonë, ofron standardet më të larta për sigurinë e materialeve të provimeve si dhe garanton rregullsinë e procedurave.

Na ndiqni