×

Master i shkencave në Management for Global and Sustainable Business

Përshkrimi i Programit të Studimit

post-01.png

Masteri i Shkencave në " Management for Global and Sustainable Business" është një program në bashkëpunim me ALTIS (Alta Scuola Impresa e Società) e Universitetit Katolik “Sacro Cuore” e Milanos. Procesi finalizohet me përfitimin e “Diplomës”, të së drejtës shqiptare, të lëshuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Masteri MGSB është në përputhje me tendencat aktuale në ekonominë globale.

Bashkimi Evropian, në veçanti, ka pasur një strategji zhvillimi për qëndrueshmërinë për disa vite dhe Këshilli Evropian ka konfirmuar se zhvillimi i qëndrueshëm është një objektiv kryesor i BE-së.

Prandaj, për integrim të plotë në ekonominë globale dhe me BE-në, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të mbështesin investime të qëndrueshme dhe për rrjedhojë formimin e kapitalit njerëzor të përshtatshëm për këtë objektiv.

Objektivi i Masterit MGSB është të trajnojë profesionistë të aftë për të mbajtur pozicione drejtuese në kompanitë që operojnë në nivel kombëtar dhe global, për të drejtuar proceset e inovacionit teknologjik në veçanti në lidhje me nevojat e reja të diktuara nga zhvillimet e fundit mbi qëndrueshmërinë në nivel global dhe për të kuptuar mundësitë financiare dhe përfitimin e kompanive që operojnë në ekonominë e qëndrueshme.

Vendndodhja

Tirana, Albania

Kohëzgjatja e Programit të Studimit

2 vite

Niveli i studimit

Master i Shkencave (cikli i dyte)

Shkolla

Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale

Fusha(t) e Studimit

Ekonomi e Qëndrueshme

Struktura e Programit të Studimit

Masteri shkencor “Management for Global and Sustainable Business” ka një kohëzgjatje prej 2 vitesh akademike (120 ECTS). Kursi i studimit përfshin leksione, seminare, projekte, praktika, etj. Procesi mësimor do të zhvillohet pasdite, për të lejuar edhe pjesëmarrjen e atyre që punojnë.

I gjithë proçesi mësimor në klasë do të kryhet në anglisht, pika e fortë e Masterit MGSB është fokusi në disa aspekte themelore të ekonomisë dhe menaxhimit global, përkatësisht:

(i) ekonomia e qëndrueshmërisë;
(ii) ekonomia dhe administrimi i inovacionit;
(iii) financa e qëndrueshme;
(iv) proceset e vendimmarrjes të drejtuara nga të dhënat

Stafi mësimdhënës i këtij kursi përbëhet kryesisht nga profesorë të Universitetit Katolik “Sacro Cuore” e Milanos me kualifikime dhe përvojë ndërkombëtare.

 

Chi è Alta Scuola Impresa e Società (ALTIS)?

Alta Scuola Impresa e Società (ALTIS) e Universitetit Katolik të “Sacro Cuore” (ALTIS) në Milano, është një shkollë biznesi pasuniversitare e cila që nga viti 2002 e ka fokusuar veprimtarinë e saj mësimore dhe shkencore në sektorët e ekonomisë së qëndrueshme, inovacionit social, përgjegjësisë sociale të korporatës (CSR) dhe financave të qëndrueshme.

ALTIS, në fakt, synon të promovojë, nëpërmjet kërkimit, trajnimit dhe konsulencës strategjike për kompanitë publike dhe private, përhapjen e një kulture të menaxhimit të përgjegjshëm, të pajtimit midis konkurrencës dhe përgjegjësisë sociale të korporatës, të qeverisjes së mirë dhe të ndërkombëtarizimit të qëndrueshëm.

Bashkëpunimi i ALTIS me UKZKM në realizimin e Masterit në MGSB garanton një nivel të lartë cilësie në mësimdhënie, por edhe një kontribut thelbësor përsa i përket reputacionit dhe njohjes që do të përdoret në marrëdhëniet me partnerët e mundshëm në botën e biznesit. Në veçanti, ALTIS ofron një kontribut në drejtimin e këtij kursi studimi falë përvojës së nisur në vitin 2002.

 

Mundësi Punësimi

Të diplomuarit do të aftësohen në një karrierë sipërmarrëse ndërkombëtare me një ndikim të rëndësishëm në një sërë sektorësh duke filluar nga ai industriali, por edhe në organizata jofitimprurëse.

Për më tepër, të Diplomuarit mund të punojnë edhe në organet publike shqiptare sepse figura e menaxherit të specializuar ne ekonomi te qëndrueshme është mjaft e re, dhe po evoluon vazhdimisht në Europë, ndërkohë që në tregun shqiptar trajnimi i kësaj figure ka ende mangësi në tregun e profesional.

Tarifat & Bursat e Studimit

...

Tarifa vjetore – 2.500 euro

avatar_donna.jpg
Megi Xhaçi
...
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tirana
thumb_3324_university_small.jpeg
Floralba Mykaj
Sekretaria Didaktike
...
Telefon: +35542243291
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tirana
Na ndiqni