Doktorata kërkimore përfaqëson nivelin e tretë të studimeve, shkallën më të lartë të arsimit universitar në sistemin akademik shqiptar dhe atë ndërkombëtar, i cili lejon zhvillimin e aftësive të nevojshme për të kryer aktivitete kërkimore të kualifikuara. Objektivi kryesor i Programit të Doktoratës kërkimore në Statistikë është përftimi i një përgatitjeje të thelluar në fushën e metodologjisë statistike për aplikime në kontekste dhe probleme të veçanta kërkimore. Veçanërisht, sektorët e interesit i referohen fushave të ndërmarrjes, sociale, ekonomike, informative, biologjike, mjedisore etj. Programi formativ i Doktoratës në Statistikë artikullohet në një fazë parapërgatitore qëllimi i sëcilës është të unifikojë nivelin e përgatitjes së doktorantëve përmes frekuentimit të kurseve të avancuara të statistikës metodologjike dhe të aplikuar si: Llogaritje e probabilitetit, Inferenca statistike dhe metodat lineare; Metoda statistike për financën, fushën e sigurimeve; Metoda statistike për administratën publike; Teknikat e kampionimit dhe sondazhet demoskopike; Marketing strategjik dhe operativ; Metoda statistike për marketing. Pjesëmarrja në kurse varet nga një programim i personalizuar i diskutuar me Këshillin e Profesorëve.
Vendndodhja
ShqiperiKohëzgjatja e Programit të Studimit
3Niveli i studimit
Doktorate ( cikli i trete)Shkolla
Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe SocialeFusha(t) e Studimit
Ekonomia dhe statistikat
Gjatë vitit të parë të Programit të Doktoratës në Statistikë organizohen gjithashtu disa kurse intensive me përmbajtje kryesisht metodologjike, që kanë për qëllim të thellojnë përgatitjen bazë për sa i përket argumenteve në vijim: Statistika kompjuterike; Data mining; Web, organizimi i të dhënave dhe cloud computing; Seria historike dhe territoriale; Modele të zhvillimit ekonomik, etj. Këto kurse përmbyllen me një provim përfundimtar.
Viti i dytë i dedikohet thellimit të tematikave specifike me natyrë të zbatueshme dhe metodologjike. Për këtë organizohen seminare ku parashikohet pjesëmarrja aktive e doktorantëve. Është gjithashtu e parashikuar pjesëmarrja e institucioneve publike dhe private, ku doktorantët mund të zhvillojnë aktivitet kërkimor për tezën e doktoratës. Në mes të vitit të dytë, doktoranti përcakton një program kërkimi që zhvillohet nën guidën e një udhëheqësi shkencor përpara se të përgatitet disertacioni i shkruar. Teza mund të trajtojë shumë tema të natyrës teorike, përfshirë këtu edhe ndërtimi i modeleve statistike, si problematikë me interes për institucionet partnere të doktoraturës.
Viti i tretë i dedikohet totalisht publikimeve të artikujve shkencore në revista ndërkombëtare dhe punimit të tezës për diskutimin final të Doktoratës.
Tarifa vjetore – 3.000,00 euro